Fermerët protestë në Greqi
(last modified Tue, 08 Feb 2022 18:16:11 GMT )
Shkurt 08, 2022 19:16 Europe/Tirane
  • Fermerët protestë në Greqi

Prej ditës së premte, në fillim në Greqinë qendrore dhe orët e fundit edhe në Greqinë e Veriut, duke parkuar qindra traktorë në autostradat kombëtare, fermerët kane filluar protestat e tyre kundër rritjes së kostove të energjisë, duke hedhur poshtë masat e mbështetjes së qeverisë dhe duke kërkuar më shumë ndihmë për të luftuar rritjen e çmimeve.

Qeveria greke thotë se ka shpenzuar rreth 1.7 miliardë euro (në subvencionimin e faturave të energjisë për fermerët, familjet dhe bizneset për t’i ndihmuar ata në përballimin e rritjes se çmimeve të energjisë ,nxitësi kryesor i inflacionit, i cili shënoi shifra rekord për 11 vitet e fundit duke shkuar ne muajin dhjetor ne 5.1%. Por sipas fermerëve rritja e çmimeve të karburantit dhe energjisë elektrike ka rritur kostot e prodhimit me 50%. Rritja e inflacionit dhe kostove të energjisë kane detyruar kryeministrin Mitsotakis te njoftojë një ulje të normave të taksës së pronës së paluajtshme me 13% dhe rritje të pagës minimale për here të dytë në muajin Maj me 7%. Por të gjitha këto masa nuk duket se kënaqin qytetarët greke tashme të gjunjëzuar nga rritja deri në trefish e faturave të energjisë elektrike, gazit për ngrohje dhe karburanteve, që kanë sjellë edhe rritje të çmimeve të produkteve ushqimore.

 

Tags