Rusia kërcënon Europën
Shefi i Kremlinit Vladimir Putin lëshoi një paralajmërim serioz për Europën: Nëse Ukraina i bashkohet NATO-s, vendet europiane do të tërhiqen në një konflikt ushtarak me Rusinë.
Kjo mundësi artikulohet për herë të parë nga ai. “A e kuptoni, se nëse Ukraina anëtarësohet në NATO, dhe vendos të marrë mbrapsht Krimenë me mjete ushtarake, vendet europiane do të hyjnë automatikisht në luftë me Rusinë? Sigurisht, potenciali i NATOs- së bashkuar dhe Rusisë nuk krahasohet, edhe në terma nuklearë, por askush nuk ka për të dalë fitimtar, kjo luftë nuk do të ketë fitues, dhe ju do të tërhiqeni në këtë konflikt kundër vullnetit tuaj”, tha Putin. Putin sidoqoftë, ka folur edhe për idetë e propozuara nga Franca për të ulur tensionet dhe nuk ka rrëzuar çdo propozim të Macronit. "Shumë prej ideve të tij janë në termat e hapave që do të hidhen në të ardhmen, por besoj se nuk është e pamundur të avancohet mbi disa propozime që paraqiti, u shpreh Putin".