Koreja e Veriut kërcënon SHBA-në: Hiqni sanksionet ose...
Ministria e Jashtme e Koresë së Veriut ka bërë një deklaratë të fortë duke kërcënuar Shtetet e Bashkuara se do të lëshonin një bombë me hidrogjen drejt tyre.
"Në botën e sotme ku shumë vende humbasin kohë duke u marrë me Shtetet e Bashkuara me nënshtrim dhe bindje të verbër, vetëm vendi ynë në këtë planet mund të shkundë botën duke gjuajtur një raketë drejt kontinentit amerikan. Ka më shumë se 200 shtete në botë, por vetëm disa kanë bomba hidrogjeni, raketa balistike ndërkontinentale dhe raketa hipersonike." Ministria e Jashtme koreanoveriore e quajti testimin e raketave të saj një arritje të jashtëzakonshme, por megjithatë theksoi se vendi ishte i interesuar për të parandaluar luftën. Departamenti i Shtetit në një reagim ndaj Penianit tha se Koreja e Veriut përbën një kërcënim për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare, por megjithatë SHBA nuk ka qëllime armiqësore ndaj shtetit komunist. Koreja e Veriut ka kryer tashmë 7 teste raketash gjatë këtij viti, shumë prej të cilave u qëlluan drejt Detit të Japonisë.