Demonstrata në Minneapolis kundër racizmit të policisë amerikane
Studentët amerikanë po protestojnë kundër dhunës dhe diskriminimit nga forcat e sigurisë ndaj zezakëve, pas vrasjes së një 22-vjeçari me ngjyrë nga një oficer policie.
Studentët pjesëmarrës në një protestë në Minneapolis kanë brohoritur parulla që dënojnë dhunën e policisë amerikane. Ata protestuan kundër të shtënave të policisë ndaj të riut zezak "Amir Locke" duke mbyllur klasat e tyre në një numër shkollash në Minneapolis dhe St. Paul. Demonstruesit kërkuan drejtësi dhe që autori apo autorët e vrasjes së 22-vjeçarit Amir Locke të dalin para drejtësisë. Ata kërkuan gjithashtu ndalimin e përhershëm të dhënies së lejeve për forcat e policisë dhe të sigurisë për të hyrë pa njoftim paraprak në pronat dhe shtëpitë e qytetarëve.