Franca ka ndaluar protestat e kamionëve në kryeqytet
https://parstoday.ir/sq/news/world-i122222-franca_ka_ndaluar_protestat_e_kamionëve_në_kryeqytet
Policia e Francës ditën e enjte ka deklaruar se nuk lejon protestuesit të quajtur "Karvani i Lirë" që është formuar në shenjë proteste kundër kufizimeve të pandemisë së virusit Korona, të hyjnë në Paris.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shkurt 10, 2022 16:19 Europe/Tirane
  • Franca ka ndaluar protestat e kamionëve në kryeqytet

Policia e Francës ditën e enjte ka deklaruar se nuk lejon protestuesit të quajtur "Karvani i Lirë" që është formuar në shenjë proteste kundër kufizimeve të pandemisë së virusit Korona, të hyjnë në Paris.

Agjencia e lajmeve Reuter njoftoi se protestuesit të cilët janë mbledhur në jug të Francës që nga dita e mërkurë, kanë thënë se do të mblidhen edhe në Paris dhe Bruksel për të paraqitur kërkesat e tyre për t'i dhënë fund kufizimeve të vendosura për shkak të pandemisë së virusit Korona.

Pritet që më shumë protestues të mblidhen nga qytete të ndryshme të Francës dhe të marshojnë drejt kryeqytetit të këtij vendi. Autoritetet e Parisit kanë thënë se do të parandalojnë hyrjen e protestuesve në kryeqytet gjatë kohës 11 deri më 14 shkurt dhe arsye për këtë është rreziku i krijimit të parregullsisë në rendin publik.