Rusia kritikon kërcënimet perëndimore si "rrugë pa krye"
(last modified Thu, 10 Feb 2022 18:53:46 GMT )
Shkurt 10, 2022 19:53 Europe/Tirane
  • Rusia kritikon kërcënimet perëndimore si

Kërcënimet dhe ultimatumet amerikane dhe evropiane ndaj Moskës nuk do të bënin asgjë për të lehtësuar tensionet rreth Ukrainës, tha ministri i jashtëm rus.

“Qasjet ideologjike, ultimatumet, kërcënimet… kjo është rrugë pa krye”, tha Sergei Lavrov në një takim me homologen e tij britanike Liz Truss të enjten në Moskë, duke denoncuar sjelljen e qeverive perëndimore si “jodiplomatike”. Pas takimit, Lavrov adresoi akuzat perëndimore kundër stërvitjeve ushtarake ruse, duke thënë se ishte e drejta sovrane e çdo qeverie të përcaktojë kohëzgjatjen e stërvitjeve ushtarake që ajo zgjedh të zhvillojë. Qeveria ruse ka nisur stërvitjet e përbashkëta me Bjellorusinë. “Sinqerisht jam i zhgënjyer nga fakti që ajo që kemi është një bisedë mes një personi memec dhe një personi të shurdhër... Shpjegimet tona më të hollësishme ranë në tokë të papërgatitur,” tha të enjten Sergei Lavrov në një konferencë të përbashkët shtypi me Liz Truss. "Ata thonë se Rusia po pret derisa toka të ngrijë si një gur, në mënyrë që tanket e saj të mund të kalojnë lehtësisht në territorin ukrainas. Unë mendoj se toka ishte e tillë sot me kolegët tanë britanikë," tha Lavrov. Lavrov tha se stërvitjet e forcave ruse janë të natyrës mbrojtëse dhe trupat ruse kthehen gjithmonë në bazat e tyre pas stërvitjeve të përbashkëta. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha javën e kaluar se Rusia pritej të kishte dislokuar 30,000 trupa në Bjellorusi, si dhe forcat e operacioneve speciale Spetsnaz, avionët luftarakë SU-35, sistemet e mbrojtjes ajrore S-400 dhe raketat Iskander me aftësi bërthamore.

 

Tags