Karvani i protestës hyn në Paris
https://parstoday.ir/sq/news/world-i122364-karvani_i_protestës_hyn_në_paris
Policia franceze tha sot se ka ndaluar dhe gjobitur qindra automjete që hynin në Paris, të dyshuara si pjesë e protestës kundër vaksinimit të detyruar dhe masave të tjera arbitrare të pandemisë nga qeveria e presidentit Macron.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shkurt 12, 2022 18:46 Europe/Tirane
  • Karvani i protestës hyn në Paris

Policia franceze tha sot se ka ndaluar dhe gjobitur qindra automjete që hynin në Paris, të dyshuara si pjesë e protestës kundër vaksinimit të detyruar dhe masave të tjera arbitrare të pandemisë nga qeveria e presidentit Macron.

Autoritetet thanë se më shumë se 7,000 oficerë policie janë dislokuar në kryeqytet për të ndaluar demonstruesit. Disa automjete arritën të hynin deri te Harku i Triumfit ndërsa policia përdori gaz lotsjellës ndaj protestuesve në bulevardin Champs-Élysées pranë Harkut. Demonstrata të tilla kundër masave të vaksinimit janë përhapur në shumë shteteve Evropës, e botës sipas modelit të kamionistëve kanadezë që prej gati dy javësh kanë bllokuar qendrën e kryeqytetit Ottawa. Austria e Belgjika kanë shpallur të ndaluara karvane të tilla, ndërsa protesta masive kishte sot në Australi ku mijëra demonstrues rrethuan parlamentin e vendit, ashtu si dhe në Holandë e Zelandë të re. Demonstruesit kundërshtojnë dokumentin ‘Covid pass’ të bërë të detyrueshëm në Francë nga Macron. Karvanet e organizuara online, duket se kanë bërë bashkë grupe nga kontekste të ndryshme politike e ideologjike, prandaj është e vështirë llogaritja e masës së tyre të saktë. Kryeministri francez Jean Castex tha mbrëmë se autoritetet do të tregohen “të vendosura” nëse grupet tentojnë të bllokojnë kryeqytetin. “E drejta e demonstrimit dhe e opinionit janë të garantuara, ndërsa e drejta e ndalimit të të tjerëve të shkojnë e të vijnë jo”, tha ai për rrjetin France 2. Sot më shumë se 50 000 protestues kundër vaksinimit të detyruar ishin mbledhur rreth parlamentit të Australisë në Canberra, raportonin mediat , kurse policia në Zelandën e Re tha se ka arrestuar më shumë se 100 protestues që tentonin të bllokonin rrugët e kryeqytetit.