Paralajmërim në Evropën veriore
https://parstoday.ir/sq/news/world-i122708-paralajmërim_në_evropën_veriore
Ndërsa uragani Eunice po afrohet, pesë rajone në Evropën veriore kanë dhënë alarmin e rrezikut me të kuqe.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shkurt 19, 2022 08:50 Europe/Tirane
  • Paralajmërim në Evropën veriore

Ndërsa uragani Eunice po afrohet, pesë rajone në Evropën veriore kanë dhënë alarmin e rrezikut me të kuqe.

 Ndërsa uragani Eunice po afrohet, pesë zona janë ende në alarm të kuq, me erëra të forta që frynin në lindje të Kanalit Anglez. Stuhia do të prishë linjat hekurudhore dhe detare. Dallgët e forta të detit kanë thyer xhamat e varkave dhe kanë frikësuar pasagjerët duke përmbytur pjesën e poshtme të varkës. Dje, stuhia goditi qytetin e Hamburgut në Gjermaninë veriore dhe erërat që goditën qytetin arritën deri në 150 km në orë. Stuhitë ndërprenë trafikun e trenave dhe mbyllën shkollat. Nga ana tjetër, dëmi në kufirin polak ishte i konsiderueshëm. Qindra shtëpi u shkatërruan dhe pemë u shkulën. Tani, pas Evropës Veriore, është radha e Francës që të preket nga kjo stuhi. Shumë zona të Francës dhe Normandisë janë në gatishmëri.