Stoltenberg: Rreziku i konfliktit është i vërtetë
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s pretendoi se nuk ekziston ndonjë shenjë e tërheqjes së Rusisë nga kufijtë e Ukrainës dhe gjatë kësaj periudhe është formuar një krizë e vërtetë.
Jens Stoltenberg në Konferencën e Sigurisë në Munih deklaroi se ai i ka dërguar një letër Sergei Lavrov, ministri i punëve të jashtme të Rusisë, për të zhvilluar dialog në kuadër të këshillit NATO-Rusi për të parandaluar një konflikt serioz në Ukrainë.
Jens Stoltenberg shtoi: "Kemi paraqitur propozimet e shkruara për Rusinë për të parandaluar çfarëdo lloj konflikti ushtarak dhe ne jemi të gatshëm për bisedime".
Stoltenberg pretendoi se Moska synon të shtojë ndikimin e vet dhe po mundohet të parandalojë NATO-n nga mbrojtja e vetes dhe rritjes së numrit të anëtarëve të vet".
Vlen të theksohet se anëtarësimi i Ukrainës në aleancën ushtarake NATO konsiderohet vijë e kuqe e Kremlinit dhe Moska beson se shkaktar kryesor i tensioneve në Evropën Lindore, është Amerika dhe NATO. Stoltenberg në vazhdim gjithashtu pretendoi se nuk ekziston kurrfarë shenje që tregon tërheqjen e Rusisë nga kufijtë e Ukrainës, prandaj rreziku i konfliktit është i vërtetë.