Rritje drastike e shkeljeve të armëpushimit në Ukrainë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i122744-rritje_drastike_e_shkeljeve_të_armëpushimit_në_ukrainë
Vëzhguesit e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) raportuan një “rritje dramatike” të shkeljeve të armëpushimit në Ukrainën lindore.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shkurt 19, 2022 19:49 Europe/Tirane
  • Rritje drastike e shkeljeve të armëpushimit në Ukrainë

Vëzhguesit e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) raportuan një “rritje dramatike” të shkeljeve të armëpushimit në Ukrainën lindore.

OSBE-ja raportoi për prishjen e armëpushimit në fushën e betejës pranë Donetskut nën kontrollin e forcave pro-ruse. Në rajonin e Luhanskut, një qytet tjetër në Ukrainën lindore të mbajtur nga separatistët pro-rusë, organizata identifikoi 648 shkelje, nga të cilat 519 ishin “shpërthime”. Theksojmë se një tubacion ndërkombëtar shpërtheu të premten në Luhansk, një qytet në Ukrainën lindore të kontrolluar nga separatistët pro-rusë, ku janë publikuar pamjet që tregojnë një zjarr që ndez qiellin natën. Ushtria ukrainase njoftoi se ka regjistruar 12 shkelje të armëpushimit nga separatistët pro-rusë në Ukrainën lindore në mëngjes, pas 66 rasteve në 24 orët e mëparshme. Autoritetet separatiste ndërkohë pretendojnë se orët e para të ditës së sotme në disa fshatra janë lëshuar predha, siç thonë ata, nga trupat ukrainase.