Bolton: Qëllimi i Putin është shpërbërja e NATO-s
(last modified Mon, 21 Feb 2022 15:31:31 GMT )
Shkurt 21, 2022 16:31 Europe/Tirane
  • Bolton: Qëllimi i Putin është shpërbërja e NATO-s

Ish-këshilltari për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë gjatë një deklarate në lidhje me krizën e Ukrainës, pretendoi se Rusia po ndjek një lojë të zgjuar diplomatike me qëllim që ta shpërbërjes së NATO-s.

Rusia gjatë javëve të fundit ka zhvilluar manovra ushtarake të gjera së bashku me Bjellorusinë dhe perëndimorët e kanë përdorur këtë çështje si pretekst për të paraqitur pretendimet e tyre për një sulm të mundshëm të Rusisë kundër Ukrainës.

Vladimir Putin, presidenti i Rusisë, i cili kërkon garanci nga perëndimi për moszgjerimin e NATO-s në Evropën Lindore, më parë ka deklaruar se këto manovra nuk janë kërcënim dhe kanë vetëm natyrë mbrojtëse.

Faqja informative-analitike "Hill" të hënën ka shkruar: "John Bolton në lidhje me krizën e krijuar në Ukrainë, ka thënë: Putini mund ta sulmojë Ukrainës, mirëpo kjo varët nga fakti se ajo deri çfarë mase do të ketë sukses për të realizuar interesa më të mëdha strategjike. Rusia po ndjek një lojë të zgjuar diplomatike në lidhje me Ukrainën që esencialisht ka për qëllim shpërbërjen e NATO-s. Vendet nuk duhet të tregohen të pakujdesshme në lidhje me këtë krizë. Putini në këtë situatë si nga aspekti iniciativës për veprim ashtu edhe nga aspekti i forcave, ndodhet në një pozitë më të lartë, mirëpo Amerika dhe NATO duhet të ushtrojnë presion të menjëhershme mbi Putinin për të ndaluar agresionin ndaj Ukrainës duke përfshirë edhe ndaljen e projektit Nord Streem-2 për transferimin e gazit të Rusisë në Gjermani".

Tags