Ligjvënësit amerikanë i kërkojnë Biden të mos ndërhyjë drejtpërdrejtë në Ukrainë
Një grup i ligjvënësve amerikanë kanë kërkuar nga Joe Biden që para marrjes së lejes nga Kongresi, të mos ndërmarrë kurrfarë veprimi kundër Rusisë.
Në kohën kur qeveria e Joe Biden, presidentit amerikan, në veprimin më të ashpër të fundit në kundërshtim me njohjen zyrtare të republikave Donetsk dhe Lohansk nga ana e Rusisë, ka vendosur vetëm disa sanksione ndaj disa funksionarëve dhe ndaj dy bankave të këtij vendi dhe sekretari amerikan i shtetit ka anuluar takimin me homologun e tij rus, ligjvënësit amerikanë me anë të një letre kanë kërkuar nga Joe Biden që para çfarëdo lloj ndërhyrje ushtarake të Amerikës në konfliktet mes Rusisë dhe Ukrainës, së pari duhet të marrë lejen nga Kongresi.
Faqja informative-analitike "Politico" në vazhdimin e kësaj letre shkruhet: "Populli amerikan para çfarëdo lloj ndërhyrje ushtarake të re, duhet të informohen për detajet e saj. Qeveria e Biden nëse dëshiron të ndërhyjë në konfliktet e Rusisë dhe Ukrainës, Kongresi është i gatshëm t'i japë konsultime qeverisë për pasojat e mundshme dhe skenarët e kësaj lufte. Ne para përfshirjes së forcave amerikane në krizat ndërkombëtare, duhet ta informojmë popullin e Amerikës në lidhje me detajet".
Mediat amerikane rreth dy muaj më parë duke vë në dukje dislokimin e forcave ushtarake të Rusisë në kufi me Ukrainën, kanë filluar propagandën mediale në lidhje me sulmin e mundshëm të Rusisë kundër Ukrainës.