Lavrov: Gutteres po vepron nën presion e Perëndimit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i122932-lavrov_gutteres_po_vepron_nën_presion_e_perëndimit
Ministri i punëve të jashtme të Rusisë ka akuzuar sekretarin e përgjithshëm të OKB-s për qëndrime të njëanshme në favor të perëndimit dhe deklaroi: "Gutteres po vepron nën presionin e Perëndimit".
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shkurt 23, 2022 15:09 Europe/Tirane
  • Lavrov: Gutteres po vepron nën presion e Perëndimit

Ministri i punëve të jashtme të Rusisë ka akuzuar sekretarin e përgjithshëm të OKB-s për qëndrime të njëanshme në favor të perëndimit dhe deklaroi: "Gutteres po vepron nën presionin e Perëndimit".

Antonio Gutteres, sekretari i përgjithshëm i OKB, ditën e hënë pasi Rusia njohu zyrtarisht pavarësinë e republikave Donetsk dhe Lohansk në lindje të Ukrainës, ka kritikuar ashpër këtë vendim të Rusisë dhe e ka quajtur atë shkelje të sovranitetit të Ukrainës.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Sergei Lavrov, ministri i punëve të jashtme të Rusisë, ditën e mërkurë pas kritikave të sekretarit të përgjithshëm të OKB ndaj vendimit të Rusisë, deklaroi: "Është e qartë se Antonio Gutteres, sekretari i përgjithshëm i OKB, po vepron nën presionin e Perëndimit, për arsye se ai së fundi ka bërë shumë deklarata në lidhje me atë çfarë ka ndodhur në lindje të Ukrainës që janë në kundërshtim me statusin dhe kompetencat e tij në kuadër të Kartës së Kombeve të Bashkuara".

Ministri i punëve të jashtme të Rusisë gjithashtu ka thënë: "Sekretari i përgjithshëm i OKB kurrë nuk ka folur dhe nuk ka dhënë deklarata në mbështetje ndaj marrëveshjes së Minskut".

Ndërkohë partia opozitare "Platforma opozitare për jetesë" e Ukrainës ka kërkuar nga presidenti ukrainas të japë dorëheqje për shkak të paaftësisë për të kthyer rajonin Donbas nën kontrollin e Kievit. Partia opozitare e Ukrainës gjithashtu në një deklaratë, ka theksuar: "Në dy vitet e kaluara qeveria e Kievit pavarësisht kërkesës së partnerëve të saj të jashtme dhe kërkesës së qytetarëve dhe zotimeve ndërkombëtare, nuk ka ndërmarrë asnjë hap për zbatimin e marrëveshjes së Minskut për paqe dhe unitet".

Ukraina që nga prilli i vitit 2014, është përfshirë nga konflikti dhe luftime mes qeverisë dhe kundërshtarëve në rajonet lindore Lohansk dhe Donetsk si rezultat i një grushtshtetit pro perëndimor kundër qeverisë së asaj kohe.