Biden; Të gjitha asetet ruse në Shtetet e Bashkuara u bllokuan
https://parstoday.ir/sq/news/world-i123014-biden_të_gjitha_asetet_ruse_në_shtetet_e_bashkuara_u_bllokuan
Biden njoftoi sanksione të reja kundër Rusisë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shkurt 25, 2022 09:15 Europe/Tirane
  • Biden; Të gjitha asetet ruse në Shtetet e Bashkuara u bllokuan

Biden njoftoi sanksione të reja kundër Rusisë.

Sipas presidentit amerikan, të gjitha asetet ruse në këtë vend janë ngrirë. Sipas IRNA, Departamenti Amerikan i Thesarit pas fjalimit të presidentit Joe Biden njoftoi se ka vendosur sanksione të paprecedentë dhe të gjera kundër bankave, kompanive, institucioneve financiare dhe individëve të afërt me presidentin rus Vladimir Putin. Departamenti Amerikan i Thesarit gjithashtu ka njoftuar se 10 individë të afërt me Vladimir Putin dhe familjet e tyre do t'i nënshtrohen sanksioneve të gjera amerikane. Më herët, presidenti amerikan Joe Biden në përgjigje të luftës në Ukrainë tha se do të vendoste sanksione ndaj bankave ruse, pasuritë e të cilave arrijnë në 1 trilion dollarë. Shtetet e Bashkuara të enjten sanksionuan ministrin e mbrojtjes dhe 24 individë dhe subjekte bjelloruse për mbështetjen e pushtimit rus. Ndërkohë, presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko ka deklaruar se ushtria e vendit të tij nuk është përfshirë në konfliktin Ukrainë-Rusi. Administrata Biden ka thënë më parë se Minsku do të përballej me sanksione "të shpejta dhe vendimtare" nëse do të lejonte Rusinë të pushtonte Ukrainën nga Bjellorusia.