Presidenti i Ukrainës akuzon liderët europianë
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky gjatë një fjalimi nga zyra e tij në Kiev akuzoi liderët europianë se nuk morën masa të mjaftueshme për të ngadalësuar përparimin rus drejt Ukrainës.
"Kolonat e tankeve dhe sulmet ajrore janë shumë të ngjashme me atë që Evropa pa shumë kohë më parë, gjatë Luftës së Dytë Botërore - diçka për të cilën tha "kurrë më", tha ai. "Kjo është ndoshta hera e fundit që do të më shihni të gjallë," tha presidenti ukrainas në një video-konferencë me liderët evropianë. Zelensky shton se nuk është tepër vonë për të ndaluar "agresionin" rus nëse liderët evropianë veprojnë me shpejtësi dhe u bëri thirrje qytetarëve në mbarë BE-në të protestojnë dhe të detyrojnë qeveritë e tyre në veprime më vendimtare. Zelensky ka publikuar një video nga rrugët e Kievit pas thashethemeve në mediat ruse se ai ishte larguar nga kryeqyteti. "Ne jemi të gjithë këtu," tha ai, i rrethuar nga këshilltarët kryesorë dhe kryeministri i tij. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy tha se trupat ruse po shënjestrojnë zona të banuara me civilë, teksa ata po avancojnë me trupa dhe tanke nga tri drejtime.