Kryeministrja e Suedisë kundër anëtarësimit në NATO
https://parstoday.ir/sq/news/world-i123094-kryeministrja_e_suedisë_kundër_anëtarësimit_në_nato
Kryeministrja e Suedisë ka theksuar se qëndrimi i Suedisë në lidhje me mosanëtarësimin në NATO, vazhdon të jetë i njëjti.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 26, 2022 13:02 Europe/Tirane
  • Kryeministrja e Suedisë kundër anëtarësimit në NATO

Kryeministrja e Suedisë ka theksuar se qëndrimi i Suedisë në lidhje me mosanëtarësimin në NATO, vazhdon të jetë i njëjti.

Agjencia e lajmeve Anatoly njoftoi se Magdalena Anderson, kryeministrja e Suedisë, ka deklaruar: "Suedia nuk ka kurrfarë programi për anëtarësim në NATO dhe ky vend vetë merr vendim në lidhje me politikat e veta të sigurisë".

Vlen të theksohet se Maria Zakharova, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Suedisë, ditën e premte në konferencën për shtyp në Moskë, deklaroi: "Është plotësisht e qartë se anëtarësimi i Finlandës dhe Suedisë në NATO që është një bllok ushtarak, do të ketë pasoja serioze politike dhe ushtarake".

Edhe Sana Marin, kryeministrja e Finlandës, gjithashtu ka deklaruar: "Pas operacioneve ushtarake të Rusisë ndaj Ukrainës, çështja e anëtarësimit të Finlandës në NATO ka ndryshuar".