Një raketë godet vendin e varrosjes së mbeturinave radioaktive në Kiev
Vëzhguesit bërthamorë të OKB kanë njoftuar se raketat e luftës së Ukrainës kanë goditur vendin e varrosjes së mbeturinave radioaktive në qytetin Kiev.
Kanali televiziv Euronews njoftoi se Rafael Grosi, drejtori i përgjithshëm i ANEA-s, të dielën pasdite në një deklaratë, ka deklaruar se autoritetet e Ukrainës shumë shpejtë e kanë informuar zyrën e tij për goditjen e një rakete në vendin e varrosjes së mbeturinave me rreze radioaktive në qytetin Kiev dhe ANEA shpreson se së shpejti do të marrë raportin e vëzhgimit në vendin e ngjarjes.
Megjithëkëtë, sipas vëzhguesve bërthamore të OKB, akoma nuk është publikuar kurrfarë raporti për shpërndarjen e lëndëve radioaktive në këtë rajon ose për dëmtimin e ndërtesës së objektit.
Një ditë më parë gjatë zhvillimit të luftimeve, një transformator është dëmtuar në një objekt të varrosjes së mbeturinave radioaktive në qytetin Kharkiv të Ukrainës. Edhe pse në këto objekte zakonisht varrosen lëndë me nivel të ulët radioaktiv siç janë mbeturinat radioaktive të spitaleve dhe industrive, mirëpo Rafael Grosi ka paralajmëruar se dëmtimi i këtyre objekteve mund të ketë pasoja potenciale me dëme të mëdha për shëndetin e njeriut dhe ambientit.