Moska mbyll hapësirën ajrore për 36 vende evropiane
https://parstoday.ir/sq/news/world-i123220-moska_mbyll_hapësirën_ajrore_për_36_vende_evropiane
Moska ka vendosur t’u përgjigjet me të njëjtën monedhë 36 vendeve evropiane, mes tyre edhe Shqipërisë, duke mbyllur hapësirën e saj ajrore.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shkurt 28, 2022 19:52 Europe/Tirane
  • Moska mbyll hapësirën ajrore për 36 vende evropiane

Moska ka vendosur t’u përgjigjet me të njëjtën monedhë 36 vendeve evropiane, mes tyre edhe Shqipërisë, duke mbyllur hapësirën e saj ajrore.

Masa, e njoftuar këtë të hënë nga agjencia shtetërore e aviacionit, vjen pas një vendimi të BE-së dhe Kanadasë gjatë fundjavës për të mbyllur qiellin e tyre ndaj avionëve rusë në përgjigje të pushtimit të Ukrainës nga Moska. Agjencia Interfax thotë se vendet e prekura nga kjo masë janë: Austria, Shqipëria, Anguilla, Belgjika, Bullgaria, Mbretëria e Bashkuar, Hungaria, Gjermania, Gjibraltari, Greqia, Danimarka (përfshirë Grenlandën, Ishujt Faroe ), Irlandë, Islandë, Spanjë, Itali, Kanada, Qipro, Letoni, Lituani, Luksemburg, Maltë, Holandë, Norvegji, Poloni, Portugali, Rumani, Sllovaki, Slloveni, Finlandë, Francë, Kroaci, Republika Çeke, Suedi, Estoni . Linjat ajrore ruse po përdorin rrugë të tjera, për të udhëtuar nga territori i Kaliningradit drejt vendeve të detit Baltik, pasi Bashkimi Europian vendosi mbylljen e hapësirës ajrore.