Kanadaja ndalon importin e naftës ruse, furnizon Ukrainën me armë
Kryeministri kanadez Justin Trudeu deklaroi sot ndalimin e importit të naftës ruse duke thënë se të ardhurat nga nafta kanë ndihmuar për të mbështetur Presidentin Vladimir Putin dhe oligarkët rusë.
Agjencia e lajmeve Reuter njoftoi se kryeministri kanadez Justin Trudeu në një konferencë për shtyp të hënën, deklaroi: “Sot, ne po shpallim ndalimin e të gjitha importeve të naftës së papërpunuar nga Rusia, një industri nga e cila ka përfituar shumë Presidentin Putin dhe oligarkët e tij”.
“Dhe ndërsa Kanadaja ka importuar shumë pak sasi në vitet e fundit, kjo masë dërgon një mesazh të fuqishëm,” shtoi ai.
Përveç ndalimit të importit, Trudeau njoftoi gjithashtu furnizimin me armë dhe municione antitank për luftëtarët ukrainas. Sipas Shoqatës Kanadeze të Prodhuesve të Naftës, Kanadaja importon rreth 550 milionë dollarë naftë bruto në vit nga Rusia.