Rusia paralajmëron Francën: “Luftërat ekonomike shpesh kthehen në luftëra të vërteta”
https://parstoday.ir/sq/news/world-i123266-rusia_paralajmëron_francën_luftërat_ekonomike_shpesh_kthehen_në_luftëra_të_vërteta
Zyrtari i lartë i sigurisë së Rusisë iu përgjigj Francës për kërcënimin e Moskës me "një luftë ekonomike", duke thënë se luftëra të tilla shpesh janë kthyer në luftëra të vërteta gjatë historisë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 01, 2022 16:24 Europe/Tirane
  • Rusia paralajmëron Francën: “Luftërat ekonomike shpesh kthehen në luftëra të vërteta”

Zyrtari i lartë i sigurisë së Rusisë iu përgjigj Francës për kërcënimin e Moskës me "një luftë ekonomike", duke thënë se luftëra të tilla shpesh janë kthyer në luftëra të vërteta gjatë historisë.

Ish-presidenti dhe zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë Dmitry Medvedev e bëri këtë paralajmërim të martën, pasi ministri francez i financave Bruno Le Maire kërcënoi se do të zhvillonte "luftë totale ekonomike dhe financiare kundër Rusisë". Le Maire tha se Bashkimi Evropian "do të sjellë kolapsin e ekonomisë ruse" për shkak të operacionit ushtarak në shkallë të gjerë të Moskës në Ukrainë. “Bilanci ekonomik dhe financiar i fuqisë është tërësisht në favor të Bashkimit Evropian, i cili është në proces të zbulimit të fuqisë së vet ekonomike”, shtoi Bruno Le Maire. Medvedev në përgjigje tha se "disa ministra francezë ka thënë se i shpallin luftë ekonomike Rusisë". "Kujdes gjuhën, zotërinj! Dhe mos harroni se në historinë njerëzore, luftërat ekonomike shpeshherë u shndërruan në luftëra të vërteta", shkroi ai në një mesazh në Twitter.