Rritet më tej çmimi i naftës dhe i gazit
Sipas një raporti të Bloomberg News, çmimi i gazit për metër kub në Evropë pas fillimit të luftës midis Rusisë dhe Ukrainës ka arritur në 2 dollarë 200 cent, që do të thotë se çmimi i gazit në Evropë është rritur me 60%.
Ekonomistët thonë se arsyeja kryesore për rritjen e çmimeve të gazit natyror në Evropë është fillimi i një sulmi ushtarak rus ndaj Ukrainës dhe sanksionet e ashpra kundër Moskës. Teksa luftimet vazhdojnë në Ukrainë, çmimi i naftës ka vazhduar dhe ai rritjen me ritme shqetësuese, e duket se as masat stabilizuese që synonin qetësimin e tregjeve, nuk po arrijnë efektin e shpresuar. Nafta bruto Brent, pragu ndërkombëtar për kuotimin e arit të zi, mbërriti në 113 dollarë për fuçi, niveli më i lartë ky që prej qershorit 2014. Çmimi i naftës vazhdoi rritjen pavarësisht se anëtarët e Agjensisë Ndërkombëtare të Energjisë u pajtuan të nxjerrin 60 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës. Rusia është një prej prodhuese më të mëdha të naftës dhe gazit në botë, dhe duket ishte e pashmangshme që frika e madhe e një tërmeti të tregjeve në rastin e një lufte, të bëhej realitet. Investitorët janë mbërthyer nga panikut se kjo situatë do të prekë furnizimin me naftë dhe gaz. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki u përpoq të ofronte garanci se Shtetet e Bashkuara janë të përgatitura për të shfrytëzuar çdo mjet të mundshëm me qëllimin të shmangen pengesat në furnizimet me energji si pasojë e veprimeve të presidentit rus.