Qindra mijëra ukrainas mbërrijnë në Poloni dhe vende të tjera
Qindra mijëra ukrainas janë larguar nga vendi pasi forcat ruse hynë brenda. Vendet fqinje kanë treguar gatishmëri për të ofruar ndihmë në kufijtë e tyre, duke mirëpritur ata që janë zhvendosur nga lufta.
Sipas Komisionerit të Lartë i OKB-së për Refugjatët, një milion refugjatë janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i pushtimit rus. Mbi 1500 fëmijë e të rinj ukrainas kanë mbërritur gjatë orëve të fundit në Itali. Autoritetet italiane kanë aktivizuar një korridor humanitar për mikpritjen e mijërave refugjatëve ukrainas që do të strehohen në rajone e komuna të ndryshme duke iu ofruar asistencë, kujdes shëndetësorë e shkollim. Refugjatëve nga Ukraina, autoritetet italiane u garantojnë leje qëndrimi për motive humanitare me afat kohor të paktën 2 vjeçar. Përmes një mase të jashtëzakonshme, Kanadaja njoftoi të enjten se do të përshpejtojë aplikimet ukrainase për statusin e qëndrimit të përkohshëm dhe të përhershëm me akses të plotë në programet e punës dhe studimit, si dhe aplikimet për bashkim familjar. Kanadaja është shtëpia e diasporës më të madhe ukrainase në botë pas Rusisë, me më shumë se një milion kanadezë që pretendojnë trashëgiminë ukrainase. Kanadaja gjithashtu njoftoi se ka dërguar më shumë dërgesa me ndihma dhe pajisje ushtarake në Ukrainë, duke përfshirë edhe raketahedhëse.