Republika Çeke pranon bashkimin me forcat ukrainase
Zyrtarët në Republikën Çeke kanë thënë se do të lejojnë çdo shtetas të tyre që dëshirojnë të bashkohet me ushtrinë ukrainase dhe se ata nuk do të ndëshkohen.
Sipas France 24, kryeministri i Republikës Çeke Petr Fiala pas takimit me Presidentin e Republikës Çeke Milosh Zaman gazetarëve u tha: Nëpërmjet një amnistie presidenciale, ne garantojmë që aplikantët nuk do të ndëshkohen. Sipas ligjit çek, shtetasit çek nuk lejohen të shërbejnë në ushtritë e huaja, përndryshe ata përballen me 5 vjet burg. Gjithashtu Ministrja çeke e Mbrojtjes Jana Cernochova tha: Republika Çeke ka miqësi dhe marrëdhënie historike dhe politike me Ukrainën dhe nëse Ukraina ka nevojë për ndihmë, ne do të bëjmë më të mirën. Ajo gjithashtu më herët në një fjalim më 25 janar tha se Republika Çeke ishte e gatshme të dërgonte trupa dhe të strehonte gra dhe fëmijë ukrainas në rast të një pushtimi rus të Ukrainës. Qeveria çeke ka vendosur gjithashtu të dërgojë municion ushtarak në Ukrainë. Sipas zyrtarëve çekë, presidenca çeke deri më tani ka marrë 300 kërkesa për amnisti dhe 100 të tjerë kanë aplikuar për t'u bashkuar me Ministrinë e Mbrojtjes të Ukrainës. Ndërkohë, Republika Çeke njoftoi të enjten se do të dërgonte më shumë ndihmë ushtarake në Ukrainë. Ministria çeke e Mbrojtjes të enjten njoftoi se do të dërgonte një paketë tjetër ndihme ushtarake me vlerë rreth 731,000 dollarë në Ukrainë, duke përfshirë armë të vogla dhe municione. Paketa ushtarake për Ukrainën përfshin qindra mitralozë ose pushkë dhe më shumë se 100,000 fishekë, tha ministrja në një llogari në Twitter. Ministrja e Mbrojtjes Cernochova tha: Ndihma e Republikës Çeke sigurisht nuk do të përfundojë me kaq dhe qeveria po shqyrton dërgimin e më shumë ndihmave në Ukrainë. Qeveria çeke, shteti i Evropës Qendrore, ka vendosur të japë ndihmë për të ndihmuar Ukrainën që të forcojë mbrojtjen e saj kundër një sulmi të mundshëm të madh rus. Qeveria çeke është vendosur gjithashtu të dhurojë qindra tonë karburant për Ukrainën. Në një fjalim në televizionin kombëtar rus mëngjesin e së enjtes, më 24 shkurt, presidenti rus Vladimir Putin njoftoi aksionin ushtarak në Donbas dhe u bëri thirrje forcave ukrainase që të lënë armët dhe të shkojnë në shtëpi. Ndërsa lufta vazhdon, vërshimi i reagimeve globale ndaj ngjarjes vazhdon dhe presioni diplomatik dhe kërcënimet dhe sanksionet ndërkombëtare kundër Rusisë po rriten.