Google pezullon të gjithë programin komercial në Rusi
https://parstoday.ir/sq/news/world-i123410-google_pezullon_të_gjithë_programin_komercial_në_rusi
Kompania Google ka deklaruar se ka pezulluar të gjithë programin komercial dhe shitjet online në Rusi dhe ky ndalim përfshinë edhe motorët kërkues dhe YouTube.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 04, 2022 09:38 Europe/Tirane
  • Google pezullon të gjithë programin komercial në Rusi

Kompania Google ka deklaruar se ka pezulluar të gjithë programin komercial dhe shitjet online në Rusi dhe ky ndalim përfshinë edhe motorët kërkues dhe YouTube.

Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se kompania Google ka ndërmarrë masa të ngjashme me platformat Twittter dhe SNAP për ndaljen e veprimtarisë pas sulmit të Rusisë kundër Ukrainës. Në një deklaratë të kompanisë Google thuhet: “Në kushte të jashtëzakonshme të sotshme, ne ndalim aktivitetet komerciale të kompanisë Google në Rusi. Këto masa janë duke u plotësuar dhe ne do të informojmë në vazhdim për përditësimin e kësaj çështje”.

Më parë kompania Google ka ndaluar kompanitë mediale shtetërore të Rusisë nga shitblerja e reklamave. Kompania Google në këto masa ka përjashtuar vetëm reklamat që bëhen kundër luftës.

Autoritetet ruse të mbikëqyrjes së aktiviteteve në Internet ditën e hënë ka kërkuar nga kompania Google të parandalojë publikimin e informacioneve të pavërteta në lidhje me statistikat e luftës në Ukrainë.