OKB: Më shumë se 360 civilë të vrarë në Ukrainë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i123526-okb_më_shumë_se_360_civilë_të_vrarë_në_ukrainë
Lufta Rusi-Ukrainë vijon të shkaktojë shumë viktima dhe të plagosur. Shifrat ndryshojnë pasi sulmet vijojnë sërish duke përfshirë zonat e banuara.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 06, 2022 15:53 Europe/Tirane
  • OKB: Më shumë se 360 civilë të vrarë në Ukrainë

Lufta Rusi-Ukrainë vijon të shkaktojë shumë viktima dhe të plagosur. Shifrat ndryshojnë pasi sulmet vijojnë sërish duke përfshirë zonat e banuara.

Nuk dihet ende numri i saktë i viktimave dhe të plagosurve, pasi qeveria ukrainase akoma nuk ka publikuar statistika përfundimtare. “Më shumë se 360 civilë janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i sulmeve ruse. Deri më tani rezultojnë 364 të vrarë dhe 759 të plagosur”, tha Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut (OHCHR). Ndërsa pranoi se shifrat reale mund të jenë më të larta se shifra e dhënë. Të dhënat u mblodhën që nga fillimi i luftës në Ukrainës më 24 shkurt, deri në mesnatën me kohën lokale të 5 marsit, thuhet në deklaratë. Shumica e viktimave civile të regjistruara u shkaktuan nga përdorimi i “armëve shpërthyese”, duke përfshirë granatat, raketat dhe sulmet ajrore.