Plani 6-pikësh i Johnson për t'iu përgjigjur operacioneve ushtarake ruse
(last modified Sun, 06 Mar 2022 18:24:53 GMT )
Mars 06, 2022 19:24 Europe/Tirane
  • Plani 6-pikësh i Johnson për t'iu përgjigjur operacioneve ushtarake ruse

Kryeministri britanik Boris Johnson ka prezantuar një plan prej gjashtë pikash që synon të mbështesë Ukrainën dhe të ushtrojë presion maksimal ndaj Rusisë.

Sipas Agjencisë së Lajmeve IRIB nga Londra, Boris Johnson të dielën në mëngjes u bëri thirrje vendeve të tjera që t'i bashkohen planit të tij gjashtëpalësh për t'iu përgjigjur sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, nga ofrimi i ndihmës humanitare për Ukrainën e deri te presioni sa më i madh ekonomik ndaj Moskës. “Qëllimi i këtij plani është të shkaktojë dhimbje maksimale ekonomike për Moskën, por ai nuk përfshin veprime të drejtpërdrejta ushtarake kundër Rusisë”, tha Johnson në një deklaratë. Plani përfshin një koalicion ndërkombëtar humanitar për të ndihmuar civilët ukrainas, për të mbështetur aftësitë mbrojtëse të vendit dhe për të bërë më shumë presion ekonomik ndaj presidentit rus Vladimir Putin. Gjithashtu, Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson ka zhvilluar sot një bisede telefonike me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Një zëdhënës i Downing Street ka thënë se Johnson ka rënë dakord të sigurojë më shumë pajisje mbrojtëse për Ukrainën. “Udhëheqësit diskutuan nevojat urgjente të Forcave të Armatosura të Ukrainës dhe Kryeministri u zotua të punojë me partnerët për të siguruar pajisje të mëtejshme mbrojtëse”, tha zëdhënësi. Të dy liderët Zelensky dhe Johnson, mësohet se kanë diskutuar  edhe për “përkeqësimin e situatës humanitare” në vend. Ata kanë rënë dakord të vazhdojnë të flasin në ditët në vijim për këtë çështje.

 

Tags