Polemika mes Francës dhe Britanisë për refugjatët ukrainas
Kriza e Ukrainës ka shkaktuar me zhvendosjen e qytetarëve të këtij vendi dhe situata e këtyre refugjatëve tani është bërë faktor i tensioneve mes autoriteteve të Francës dhe Britanisë.
Si rezultat i provokimeve të Perëndimit në afërsi të kufijve të Rusisë, qeveria e Rusisë më 24 shkurt 2022, ka filluar operacionet ushtarake në Ukrainë dhe si pasojë e këtyre operacioneve speciale, një numër i konsiderueshëm i qytetarëve ukrainas kanë marrë rrugën e largimit nga ky vend.
Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se ky situata e refugjatëve ukrainas ka krijuar edhe një konflikt me deklarata mes autoriteteve të larta të Francës dhe Britanisë. Tensionet më të fundit diplomatike pas daljes së Anglisë nga Bashkimi Evropian, kanë qenë ato në lidhje mënyrën e trajtimit të fluksit të emigrantëve nga kanali Mansh dhe në lidhje me të drejtat e anijeve të peshkimit.
Gerald Darmanin, ministri i brendshëm i Francës, ditën e diele ka kërkuar nga Britania që të ndihmojë më shumë refugjatët ukrainas të mbetur në Kale. Sipas deklaratave të Gerald Darmanin, autoritetet e qeverisë së Londrës nuk po pranojnë shumë prej këtyre refugjatëve për shkak se nuk posedojnë viza ose dokumentacionin e nevojshëm.
Priti Patel, sekretarja e brendshme e Britanisë, ka hedhur poshtë akuzat e qeverisë së Francës se Londra nuk ka ndërmarrë masa të mjaftueshme për të ndihmuar refugjatët ukrainas dhe për bashkimin e tyre me familjet e veta në Britani.
Disa muaj pas theksimeve të vazhdueshme të Rusisë për nevojën e zgjidhjes diplomatike të mosmarrëveshjeve me Perëndimin dhe dërgimin e shumë letrave për shtetet perëndimore për moszgjerimin e NATO-s drejt Lindjes, në fund presidenti i Rusisë, Vladimir Putin me anë të një mesazhi drejtuar shteteve perëndimore, ka zhvilluar një takim me ministrin e jashtëm dhe ministrin e mbrojtjes së Rusisë dhe ka theksuar vazhdimin e interesimit së Moskës për diplomaci