Rusia: Ukraina synon të eksplodojë një reaktor hulumtues
https://parstoday.ir/sq/news/world-i123570-rusia_ukraina_synon_të_eksplodojë_një_reaktor_hulumtues
Rusia ka akuzuar Ukrainën se synon të eksplodojë një reaktor hulumtues atomik dhe të paraqes Moskën si shkaktare për një ngjarje të tillë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 07, 2022 12:20 Europe/Tirane
  • Rusia: Ukraina synon të eksplodojë një reaktor hulumtues

Rusia ka akuzuar Ukrainën se synon të eksplodojë një reaktor hulumtues atomik dhe të paraqes Moskën si shkaktare për një ngjarje të tillë.

Para kësaj, Nedry Tuz, zëdhënësi i centralit atomik Zhaprozhia dhe kryetar i qytetit Energudar të Ukrainës, ka deklaruar se ky central atomik, është centrali më i madh në llojin e vet në Evropë dhe në orët e para të ditës së premte pas sulmit të forcave ushtarake të Rusisë, është përfshirë nga një zjarr.

Zhaprozhia është sajti më i madh bërthamor i Ukrainës i cili është pajisur me 6 reaktor nga gjithsej 15 reaktorët bërthamor të këtij vendi.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ditën e hënë në një deklaratë, ka thënë se forcat ukrainase me vendosjen e një bombe në reaktorin e qendrës kombëtare të hulumtimeve të Institutit Teknologjik dhe Fizik Kharkiv, synojnë ta eksplodojnë atë dhe pastaj t'i paraqesin fajtor forcat e Rusisë duke i akuzuar ato për goditjen me raketë këtë reaktor hulumtues.

Sipas kësaj deklarate, gazetarët dje kanë hyrë në qytetin Kharkiv për të regjistruar pasojat e kësaj ngjarje dhe të akuzojnë Rusinë për krijimin e një katastrofe ambientaliste.

Presidenti ukrainas Zelensky dje gjatë një kontakti me senatorët amerikanë, ka thënë se forcat e Rusisë aktualisht kanë marrë nën kontroll dy centrale bërthamore dhe janë duke avancuar drejt centralit të tretë.