Rusia rendit vendet jomiqësore
Qeveria e Federatës ruse ka miratuar të hënën, 7 mars një listë të shteteve dhe territoreve të huaja që kryejnë veprime jomiqësore kundër Rusisë, kompanive dhe qytetarëve të saj.
Lista përfshin 3 nga vendet e Ballkanit Perëndimor: Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut - që të tria vende anëtare të NATO-s. Lista përfshin edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadanë, shtetet e BE-së, Mbretëria e Bashkuar ( përfshirë Jersey, Anguilla, Ishujt e Virgjër Britanikë, Gjibraltar), Ukrainën, Zvicrën, Andorrën, Islandën, Lihtenshtajnin, Monakon, Norvegjinë, San Marino, dhe gjithashtu Japonia, Koreja e Jugut, Australia, Mikronezia, Zelanda e Re, Singapori dhe Tajvani (i konsideruar si një territor i Kinës, por i sunduar nga administrata e saj që nga viti 1949). Vendet dhe territoret e përmendura në listë vendosën ose iu bashkuan sanksioneve kundër Rusisë pas fillimit të një operacioni special ushtarak të Forcave të Armatosura ruse në Ukrainë. Qeveria ruse vuri në dukje se sipas këtij dekreti, qytetarët dhe kompanitë ruse, vetë shteti, rajonet dhe bashkitë e tij që kanë detyrime valutore ndaj kreditorëve të huaj nga lista e vendeve jomiqësore do të jenë në gjendje t'i paguajnë ato në rubla, shkruan TASS.