SHBA pohon: Irani nuk kryen aktivitete të armëve bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/world-i123642-shba_pohon_irani_nuk_kryen_aktivitete_të_armëve_bërthamore
Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare, në raportin e saj "Vlerësimi Vjetor i Kërcënimeve" për vitin 2022, pranoi se, sipas vlerësimeve të Uashingtonit, Teherani nuk është i përfshirë në aktivitete të armëve bërthamore, pavarësisht të gjitha akuzave dhe retorikës kundër programit bërthamor paqësor të Iranit.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Mars 09, 2022 09:36 Europe/Tirane
  • SHBA pohon: Irani nuk kryen aktivitete të armëve bërthamore

Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare, në raportin e saj "Vlerësimi Vjetor i Kërcënimeve" për vitin 2022, pranoi se, sipas vlerësimeve të Uashingtonit, Teherani nuk është i përfshirë në aktivitete të armëve bërthamore, pavarësisht të gjitha akuzave dhe retorikës kundër programit bërthamor paqësor të Iranit.

“Vlerësimi ynë mbetet se Irani aktualisht nuk po ndërmerr hapat e nevojshëm për të zhvilluar një armë bërthamore”, thuhet në raport. Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare vazhdoi: Në korrik 2019, pas tërheqjes së Shteteve të Bashkuara nga marrëveshja bërthamore në maj 2018, Irani rifilloi veprimet që shkonin përtej kufizimeve të vendosura nga marrëveshja.  Nëse Teherani nuk merr përjashtimet nga sanksionet, zyrtarët iranianë ka të ngjarë të konsiderojnë vazhdimin e pasurimit të uraniumit në 90 përqind. Në një pjesë tjetër të raportit thuhet se Irani gjithmonë ka deklaruar se rifillimi i aktiviteteve të tij bërthamore është një përgjigje e kthyeshme ndaj tërheqjes së SHBA nga marrëveshja bërthamore dhe në mesazhet e tij ka thënë se nëse SHBA heq sanksionet dhe përmbush detyrimet në kuadër të marrëveshjes bërthamore, Teherani do t'i rikthehet respektimit të plotë të marrëveshjes bërthamore. Kjo njohje e komunitetit të inteligjencës amerikane është një përgënjeshtrim i deklaratave të zyrtarëve perëndimorë, veçanërisht të Shteteve të Bashkuara dhe të regjimit sionist, të cilët gjithmonë kanë akuzuar Republikën Islamike të Iranit se po përpiqet të ketë një program jopaqësor duke bërë pretendime për programin paqësor bërthamor të Iranit. Ndërkohë Irani gjithmonë i ka mohuar këto akuza. Republika Islamike e Iranit ndërkohë ka deklaruar se në doktrinën e saj mbrojtëse nuk legjitimon zhvillimin e armëve bërthamore dhe thekson se, si nënshkruese e Traktatit të Mospërhapjes Bërthamore (NPT) dhe anëtare e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, arritja e teknologjisë bërthamore është vetëm për qëllime paqësore. Përveç kësaj, inspektorët e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) kanë vizituar disa herë objektet bërthamore të Iranit, por nuk kanë gjetur kurrë ndonjë provë që të tregojnë se programi paqësor i energjisë bërthamore i vendit është duke devijuar për nga qëllimet ushtarake.