Kremlini thotë se SHBA ka nisur luftë ekonomike kundër Rusisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i123676-kremlini_thotë_se_shba_ka_nisur_luftë_ekonomike_kundër_rusisë
Rusia thotë se Shtetet e Bashkuara kanë shpallur një luftë ekonomike kundër saj me pasoja të mëdha për tregjet e energjisë dhe ekonominë globale.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 09, 2022 16:22 Europe/Tirane
  • Kremlini thotë se SHBA ka nisur luftë ekonomike kundër Rusisë

Rusia thotë se Shtetet e Bashkuara kanë shpallur një luftë ekonomike kundër saj me pasoja të mëdha për tregjet e energjisë dhe ekonominë globale.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u tha gazetarëve të mërkurën se Uashingtoni "i ka shpallur luftë ekonomike Rusisë dhe de facto po e intensifikon këtë luftë". Peskov tha se sanksionet perëndimore ishin "fushatë armiqësore, e cila e ka bërë situatën shumë të vështirë dhe na detyron të mendojmë seriozisht". Uashingtoni dhe aleatët e tij evropianë kanë vendosur kufizime financiare ndaj Rusisë, duke filluar nga ngrirja e aseteve të jashtme në bankën qendrore ruse deri te ndalimi i eksporteve ruse të naftës së papërpunuar. Zëdhënësi i Kremlinit tha të mërkurën se Moska tani do të mendojë shumë seriozisht për një përgjigje. "Situata kërkon një analizë mjaft të thellë mbi ato vendime të shpallura nga Presidenti Biden." “Nëse po më pyesni se çfarë do të bëjë Rusia, Rusia do të bëjë atë që është e nevojshme për të mbrojtur interesat e saj”, tha zyrtari rus, duke shtuar se Rusia ka qenë, ishte dhe do të ishte një furnizues i besueshëm i energjisë.