Numri i refugjatëve ukrainas mund të kalojë numrin prej katër milionë
Mars 10, 2022 16:20 Europe/Tirane
Perëndimi ka paralajmëruar se numri i refugjatëve ukrainas që mbërrijnë në vendet fqinje mund të kalojë atë të katër milionë brenda disa ditësh.
Sipas medieve të huaja, një zyrtar e përshkroi situatën në kufi si “të paprecedentë”. Kombet e Bashkuara, besojnë se deri më tani të paktën 2.3 milionë njerëz janë largua nga shtëpitë e tyre në Ukrainë që nga fillimi i konfliktit, kryesisht duke hyrë në Poloni. Të tjerë kanë udhëtuar në Hungari, Rumani, Sllovaki dhe Moldavi. Numri i refugjatëve që largohen nga Ukraina mund të shkojë në katër milionë gjatë ditëve të ardhshme.
Tags