Liderët evropianë kundërshtojnë anëtarësimin e shpejtë të Ukrainës në Bashkimin Evropian
https://parstoday.ir/sq/news/world-i123748-liderët_evropianë_kundërshtojnë_anëtarësimin_e_shpejtë_të_ukrainës_në_bashkimin_evropian
Udhëheqësit e BE-së kanë përjashtuar pranimin e shpejtë të Kievit në BE pasi kështu hyn në zonën e krizës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 11, 2022 07:06 Europe/Tirane
  • Liderët evropianë kundërshtojnë anëtarësimin e shpejtë të Ukrainës në Bashkimin Evropian

Udhëheqësit e BE-së kanë përjashtuar pranimin e shpejtë të Kievit në BE pasi kështu hyn në zonën e krizës.

Më 28 shkurt, presidenti ukrainas Volodymyr Zelinsky nënshkroi një kërkesë zyrtare për anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian, duke njoftuar se kishte ardhur një moment vendimtar për të ndalur diskutimet dhe vendimet me vite për anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian. Rusia i shpalli luftë Ukrainës më 24 shkurt me urdhër të presidentit Vladimir Putin, një veprim ky për të parandaluar një luftë globale. Sipas Euronews të premten në mëngjes, udhëheqësit e 27 vendeve evropiane, të cilët u mblodhën në Pallatin e Versajës për të diskutuar pushtimin rus të Ukrainës, theksuan lidhjet më të ngushta me Kievin, por thanë se pranimi i shpejtë i vendit në Bashkimin Evropian në kohën aktuale nuk mund të bëhet.  “Nuk ka asnjë procedurë urgjente për anëtarësimin e Ukrainës”, tha kryeministri holandez Mark Rutte. Megjithatë, ne përsërisim se duam të bashkëpunojmë me Ukrainën. Presidenti francez Emmanuel Macron, i cili mban presidencën e radhës të Bashkimit Evropian, gjithashtu refuzoi kërkesën. A mund të hapim tani procesin e anëtarësimit për një vend në luftë? Unë nuk mendoj. A duhet të mbyllim derën dhe të themi kurrë? Kjo do të ishte gjithashtu e padrejtë. Përpjekja e presidentit ukrainas për t'u bashkuar me BE-në u mbështet nga Estonia, Hungaria, Letonia, Lituania dhe Polonia, por Zelensky nuk arriti të bindë Francën, Gjermaninë, Spanjën apo Holandën.