Rritje e paprecedentë e indeksit të çmimeve të konsumit në SHBA
https://parstoday.ir/sq/news/world-i123774-rritje_e_paprecedentë_e_indeksit_të_çmimeve_të_konsumit_në_shba
Rritja e inflacionit në Shtetet e Bashkuara u bë shkak që indeksi i çmimeve të konsumit në këtë vend të arrijë nivelin më të lartë gjatë 40 viteve të fundit.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Mars 11, 2022 19:49 Europe/Tirane
  • Rritje e paprecedentë e indeksit të çmimeve të konsumit në SHBA

Rritja e inflacionit në Shtetet e Bashkuara u bë shkak që indeksi i çmimeve të konsumit në këtë vend të arrijë nivelin më të lartë gjatë 40 viteve të fundit.

Departamenti Amerikan i Punës njoftoi se indeksi i rritjes së çmimeve të konsumit në vend në muajin shkurt ishte rreth 8%. Kjo është rritja më e lartë e çmimeve të mallrave në Shtetet e Bashkuara që nga janari 1982. Indeksi i çmimeve të konsumit në Shtetet e Bashkuara është rritur, ndërsa çmimet e benzinës, ushqimeve dhe banesave janë rritur në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave. Banka Qendrore e SHBA-së njoftoi gjithashtu se po rrit normat e interesit bankar për të kundërshtuar rritjen e pakontrolluar të inflacionit në vend. Ndërkohë, ekonomisti amerikan David Barkin tha për Press TV se masat e Bankës Qendrore të SHBA për të trajtuar inflacionin në rritje do të dëmtojnë më shumë klasën punëtore. Sipas ekspertëve amerikanë, operacioni ushtarak i Rusisë në Ukrainë pritet të përkeqësojë krizën e inflacionit në SHBA. Ekspertët ekonomikë thonë gjithashtu se si pasojë e sanksioneve perëndimore ndaj Moskës, duhet të presim një tjetër tronditje për ekonomitë e vendeve perëndimore dhe të Shteteve të Bashkuara, sepse Rusia është një nga prodhuesit më të mëdhenj të naftës, gazit natyror dhe disa lëndëve ushqimore në botë.