Stoltenberg: Ne nuk dërgojmë avionë të NATO-s në Ukrainë
(last modified Sat, 12 Mar 2022 06:22:01 GMT )
Mars 12, 2022 07:22 Europe/Tirane
  • Stoltenberg: Ne nuk dërgojmë avionë të NATO-s në Ukrainë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s tha: Ne nuk do të dërgojmë trupa të NATO-s në Ukrainë dhe avionë të NATO-s në hapësirën ajrore të Ukrainës.

 Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili ndodhet në Antalia të Turqisë, për luftën në Ukrainë tha:  Besoj gjithashtu se është shumë e rëndësishme që të punojmë fort për një zgjidhje politike dhe diplomatike. Për të arritur një zgjidhje të tillë, liderët e Ukrainës duhet të takohen me liderët e Rusisë. Ai vazhdoi: Lufta bërthamore nuk është e "fitueshme" dhe nuk duhet të jetë kurrë. Kjo është diçka që Rusia dhe aleatët e NATO-s e kanë përmendur vazhdimisht. “Edhe pse ne mbështesim Ukrainën, rrisim mbështetjen tonë dhe vendosim sanksione të rënda të paprecedentë ndaj Rusisë, ne nuk do të dërgojmë trupa të NATO-s në Ukrainë dhe nuk do të dërgojmë avionë të NATO-s në hapësirën ajrore”, tha ai. Ndërkohë, Departamenti Amerikan i Thesarit shtoi 50 subjekte ruse në listën e sanksioneve e. Këtu përfshihen zyrtarë rusë, një numër anëtarësh të Dumës, një numër biznesmenësh dhe familjet e tyre. Ndërkohë mediat raportuan se rrethimi i forcave ruse po avancohej dhe po forcohej. Disa shpërthime të forta janë dëgjuar mëngjesin e sotëm në periferi të Kievit.  Përleshjet në periferi të Kievit vazhdojnë dhe autoritetet thonë se përleshjet më të rënda janë në rajonet veriore, duke përfshirë Bucha, Irpin dhe Hostomel. Sipas zyrtarëve ukrainas, përleshjet janë intensifikuar edhe në lindje pranë Kievit në lumin Dnieper. Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, tha se rezervat e ushqimit dhe ilaçeve të qytetit ishin të mjaftueshme vetëm për disa ditë dhe se forcat ruse po planifikonin të rrethonin Kievin.

Tags