Dialogu Macron-Putin kishte në qendër marrëveshjen bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/world-i123838-dialogu_macron_putin_kishte_në_qendër_marrëveshjen_bërthamore
Presidenti francez Emmanuel Macron foli në telefon me homologun e tij rus Vladimir Putin për marrëveshjen bërthamore.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Mars 13, 2022 09:33 Europe/Tirane
  • Dialogu Macron-Putin kishte në qendër marrëveshjen bërthamore

Presidenti francez Emmanuel Macron foli në telefon me homologun e tij rus Vladimir Putin për marrëveshjen bërthamore.

Sipas Reuters, një zyrtar presidencial francez tha se Macron i kujtoi Putinit në bisedën telefonike se do të punonte së bashku për të garantuar dhe arritur një marrëveshje në bisedimet e Vjenës. Zyrtari i Elysee nuk komentoi se si u përgjigj Putin ose nëse ai dha një afat kohor për përcaktimin e pozicionit të Rusisë. Pallati presidencial francez nuk dha detaje të mëtejshme të bisedimeve Macron-Putin. Bisedimet në Vjenë janë duke vazhduar dhe ditët e fundit këto negociata kanë arritur në faza të rëndësishme dhe kritike. Perëndimi beson se Rusia nuk e ka marrë ende vendimin e saj për marrëveshjen bërthamore, ndërsa rezultati përfundimtar thuhet se varet nga vendimi politik i SHBA-së.  Irani ka bërë konkluzionet përfundimtare për negociatat dhe ia ka paraqitur palës tjetër propozimin e tij dhe marrëveshja varet nga vendimi i palës tjetër, veçanërisht nga Shtetet e Bashkuara.