Njeriu më i pasur i Rusisë e ka paralajmëruar Putinin
https://parstoday.ir/sq/news/world-i123840-njeriu_më_i_pasur_i_rusisë_e_ka_paralajmëruar_putinin
Njeriu më i pasur i Rusisë i tha Putinit se sekuestrimi i aseteve të kompanive të huaja, do të thotë kthim 100 vjet pas d.m.th. në vitin 1917!
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 13, 2022 06:03 Europe/Tirane
  • Njeriu më i pasur i Rusisë e ka paralajmëruar Putinin

Njeriu më i pasur i Rusisë i tha Putinit se sekuestrimi i aseteve të kompanive të huaja, do të thotë kthim 100 vjet pas d.m.th. në vitin 1917!

Sipas Neës 24, Vladimir Putanin, aksioneri kryesor i industrisë së metaleve Nikel, me një pasuri prej 22 miliardë dollarësh, në telegramin e tij shkruante se nëse Rusia mbyll dyert për kompanitë dhe investitorët perëndimorë dhe sekuestron asetet e tyre, ekziston rreziku i kthimit të situatës së  revolucionit të vitit 1917. Si një aleat i ngushtë i Putinit, ai kritikoi planin për të përvetësuar asetet e huaja, duke e krahasuar atë me revolucionin komunist të vitit 1917 dhe i bëri thirrje qeverisë ruse të jetë e kujdesshme në lidhje me sekuestrimin e aseteve. Oligarku i famshëm paralajmëroi se mosbesimi global ndaj Rusisë do të çonte në dekada prapambetje. Putanin theksoi se embargoja e kompanive perëndimore është për shkak të opinionit publik të njerëzve të saj dhe ka një natyrë emocionale, kështu që ata kanë më shumë gjasa të kthehen. Sipas Bloomberg, Putanin është miliarderi më i pasur në Rusi dhe pavarësisht se ka humbur një të katërtën e pasurisë së tij për shkak të rënies së aksioneve të kompanisë së tij, ai ka ende një pasuri prej 22.5 miliardë dollarësh. Ai drejton kompaninë e minierave Nornickel, prodhuesi më i madh në botë i paladiumit dhe nikelit të rafinuar.