Për Putinin gjërat nuk po shkojnë mirë në Ukrainë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i123870-për_putinin_gjërat_nuk_po_shkojnë_mirë_në_ukrainë
Në fjalimin e fundit drejtuar familjeve të ushtarëve që luftojnë në Ukrainë, presidenti rus, Vladimir Putin duket se ka pranuar se gjërat nuk po shkojnë aq mirë sa mund të pritej.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 13, 2022 16:15 Europe/Tirane
  • Për Putinin gjërat nuk po shkojnë mirë në Ukrainë

Në fjalimin e fundit drejtuar familjeve të ushtarëve që luftojnë në Ukrainë, presidenti rus, Vladimir Putin duket se ka pranuar se gjërat nuk po shkojnë aq mirë sa mund të pritej.

“Unë e kuptoj që ju kujdeseni për të dashurit tuaj, mund të jeni krenarë për ta, ashtu si i gjithë vendi është krenar për ta dhe kujdeset për ta bashkë me ju”, tha ndër të tjera Putin. Presidenti rus ditë më parë i është drejtuar bizneseve se sanksionet do iu shkaktojnë pak probleme, por që kjo është kostoja e një “operacioni special” në Ukrainë. Këshilltari amerikan për Sigurinë Kombëtare, Jake Sullivan tha sot se fakti që Rusia nuk ka patur rezultatin e synuar kundër qyteteve të mëdha Ukrainase, tregon zgjerimin e objektivave të saj duke sulmuar e shkatërruar çdo vend. Ai tha gjithashtu se sulmet ruse në Lviv, afërsisht 12 milje nga kufiri i Ukrainës me Poloninë, janë një shenjë që Putini dhe forcat e tij ushtarake nuk po përparojnë në arritjen e objektivave të synuara. “Ne po e shikojmë këtë jashtëzakonisht nga afër, dhe padyshim, rreziku i përshkallëzimit me një fuqi bërthamore është i rëndë dhe është një lloj konflikti i ndryshëm nga konfliktet e tjera që populli amerikan ka parë gjatë viteve,” tha Sullivan. Ai tha se SHBA është duke e monitoruar situatën në Ukrainë vazhdimisht dhe se kjo është prioriteti kryesor për Presidentin e SHBA-së.