Moska: Presioni i Perëndimit nuk ndryshon rrugën e Rusisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i123920-moska_presioni_i_perëndimit_nuk_ndryshon_rrugën_e_rusisë
Zv/ministri i punëve të jashtme të Rusisë ka deklaruar se presioni i Perëndimit dhe sanksionet nuk ndryshon rrugën e Moskës.   
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 14, 2022 10:28 Europe/Tirane
  • Moska: Presioni i Perëndimit nuk ndryshon rrugën e Rusisë

Zv/ministri i punëve të jashtme të Rusisë ka deklaruar se presioni i Perëndimit dhe sanksionet nuk ndryshon rrugën e Moskës.   

Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se Sergei Varshinin, zv/ministri i punëve të jashtme të Rusisë, ka thënë: "Uashingtoni dhe Bashkimi Evropian kanë bërë përpjekje të mëdha për të ndryshuar rrugën e Kremlinit derisa kanë vendosur edhe sanksione të gjera kundër Rusisë në mënyrë që të na detyrojnë neve të ndryshojmë vendimet që kemi marrë. Këto sanksione nuk kanë kurrfarë dobie dhe ne gjithashtu nuk do të bëjmë kurrfarë kërkese për heqjen e këtyre sanksioneve".

Shtetet perëndimore nën udhëheqjen e Amerikës që nga koha e sulmit të Rusisë kundër Ukrainës më 24 shkurt, kanë vendosur sanksione të papara mbi sistemin financiar të Rusisë.

Në bazë të një liste të përgatitur nga Jeffrey Sonnenfeld, profesor i Universitetit Yale, deri më tani mbi 300 kompani kanë deklaruar se janë duke u larguar ose ndërprerë aktivitetin e tyre në Rusi.

Kjo është në kohën kur disa nga këto kompani përbëjnë markat më të njohura dhe simbolet më të mëdha amerikane si McDonald, Apple dhe Nike. Përveç kësaj, shtetet perëndimore kanë mbyllur edhe hapësirën ajrore të tyre për fluturimet e linjave ajrore të Rusisë dhe kanë kufizuar në masë shumë të madhe marrëdhëniet e tyre tregtare me Rusinë dhe kanë mbyllur edhe qasjen e disa bankave të mëdha të Rusisë në rrjetin monetar SWIFT.

Shtetet perëndimore gjithashtu kanë vendosur në listën e sanksioneve edhe të afërmit e Vladimir Putin, presidentit të Rusisë dhe kanë bllokuar me miliarda dollarë nga pasuritë e këtij vendi.