NATO me samit të jashtëzakonshëm pas agresionit rus
https://parstoday.ir/sq/news/world-i123982-nato_me_samit_të_jashtëzakonshëm_pas_agresionit_rus
Presidenti Joe Biden do të udhëtojë drejt Brukselit për të marrë pjesë në një samit të jashtëzakonshëm të NATO-s.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 15, 2022 16:21 Europe/Tirane
  • NATO me samit të jashtëzakonshëm pas agresionit rus

Presidenti Joe Biden do të udhëtojë drejt Brukselit për të marrë pjesë në një samit të jashtëzakonshëm të NATO-s.

Kështu ka bërë të ditur misioni i SHBA-së në NATO teksa ka konfirmuar se i pari i shtetit amerikan do të arrij në kontinentin evropian gjatë javës së ardhshme. “Presidenti amerikan Joe Biden do të udhëtojë drejt Brukselit javën e ardhshme për një samit të jashtëzakonshëm të aleancës së NATO-s”, shkroi misioni i SHBA-së në NATO në Twitter. Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thirrur një samit të jashtëzakonshëm për 24 mars në Bruksel shkaku i agresionit rus në Ukrainë. Në Twitter, Stoltenberg tha se liderët “do të trajtojnë pushtimin e Ukrainës nga Rusia, mbështetjen tonë të fortë për Ukrainën dhe forcimin e mëtejshëm të parandalimit dhe mbrojtjes së NATO-s”. Ai shtoi se në këtë “kohë kritike, Amerika e Veriut dhe Evropa duhet të vazhdojnë të qëndrojnë së bashku”. Ne do të konsiderojmë gjithashtu “rritje të mëdha” në dislokimet tona detare dhe ajrore, forcimin e mbrojtjes raketore dhe ajrore dhe gjithashtu rritjen e mbrojtjes kibernetike, ka shtuar shefi i NATO-s. Stoltenberg thekson se përforcimi i mbrojtjes në aleancë do të kërkojë para të tjera dhe ai ka mirëpritur lëvizjet e Gjermanisë dhe aleatëve të tjerë të NATO-s në këtë drejtim.