Putin: Perëndimi nuk do arrijë dominimin global
https://parstoday.ir/sq/news/world-i124030-putin_perëndimi_nuk_do_arrijë_dominimin_global
Presidenti rus Vladimir Putin në mënyrë të ashpër theksoi se Perëndimi nuk do të arrijë dominimin global dhe të copëtojë Rusinë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 16, 2022 16:22 Europe/Tirane
  • Putin: Perëndimi nuk do arrijë dominimin global

Presidenti rus Vladimir Putin në mënyrë të ashpër theksoi se Perëndimi nuk do të arrijë dominimin global dhe të copëtojë Rusinë.

Putin gjatë një takimi të merkuren tha se nëse Perëndimi mendon se Rusia do të tërhiqet, atëherë Perendimi nuk e kupton Rusinë. Ai tha se Perendimi deshironte nje Rusi te rrethuar e te dobet,por kete nuk do ta arrije kurre. Putin foli gjithashtu për sanksionet e krijuara për të goditur ekonominë e Rusisë, duke shtuar se banka qendrore nuk ka nevojë të printojë para dhe vendi ka burime të mjaftueshme financiare. “Ekonomia dhe biznesi ynë i kanë të gjitha burimet e nevojshme për të përmbushur të gjitha objektivat e vendosura, sfidat vetëm duhet të na mobilizojnë”, tha presidenti rus.