Stoltenberg: Paqja dhe siguria nuk duhet marr si të mirëqena
(last modified Thu, 17 Mar 2022 18:55:44 GMT )
Mars 17, 2022 19:55 Europe/Tirane
  • Stoltenberg: Paqja dhe siguria nuk duhet marr si të mirëqena

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka folur gjatë një konference për media në Berlin ku me të ishte edhe kancelari gjerman Olaf Scholz.

Stoltenberg u tha gazetarëve se lufta e presidentit rus Vladimir Putin në Ukrainë, ka “shkundur” paqen dhe shokuar botën. Ai madje kujtoi ushtarët ukrainas që humbën jetën në luftime – duke u zotuar se do të vazhdojë t’i përkrah ushtarët ukrainas për ta mbrojtur veten ata. Ai madje përgëzoi Gjermaninë për përkrahjen humanitare dhe ushtarake dhënë në Ukrainë, derisa theksoi se “NATO ka përgjegjësi të parandalojë luftën që të eskalojë tutje – duke paralajmëruar anëtarët e bllokut të sigurisë “se paqen dhe sigurinë nuk duhet ta marrin si të mirëqenë”. “Mbrëmë, ministrat e mbrojtjes filluan ta shqyrtojnë mundësinë e riforcimit të mbrojtjes tonë në aspektin afatgjatë. Kjo do të kërkojë rritje të madhe të investimeve”, shtoi Stoltenberg. Në anën tjetër kancelari gjerman Scholz, tha se Gjermania ka rritur fondin për forcat e saj të armatosura – në mënyrë që të sigurohet se “NATO ka kapacitete në përmbushjen e detyrave dhe mandatit”.

 

Tags