Erdogan ftoi Zelenskyn dhe Putinin për takim në Turqi
https://parstoday.ir/sq/news/world-i124084-erdogan_ftoi_zelenskyn_dhe_putinin_për_takim_në_turqi
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan zhvilloi të enjten një bisedë telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin. Erdogan dhe Putin diskutuan zhvillimet e fundit në luftën midis Rusisë dhe Ukrainës dhe situatën humanitare në terren.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 17, 2022 16:28 Europe/Tirane
  • Erdogan ftoi Zelenskyn dhe Putinin për takim në Turqi

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan zhvilloi të enjten një bisedë telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin. Erdogan dhe Putin diskutuan zhvillimet e fundit në luftën midis Rusisë dhe Ukrainës dhe situatën humanitare në terren.

Udhëheqësi turk vuri në dukje se Turqia vazhdon qasjen e saj të sinqertë, që ka shfaqur që në fillim, për të siguruar paqen mes Rusisë dhe Ukrainës. “Nëse shpallet një armëpushim i përhershëm në Ukrainë, palët do të kenë mundësinë të arrijnë një zgjidhje afatgjate rreth mosmarrëveshjeve”, u shpreh i pari i shtetit turk. Rënia dakord në disa çështje mund të kërkojë mbajtjen e një takimi në nivelin e liderëve, vuri në dukje Erdogan dhe përsëriti propozimin për një takim të dy liderëve në Stamboll ose në Ankara. “Lufta nuk do t’i sjellë dobi asnjë pale dhe i duhet dhënë shans diplomacisë”, theksoi Erdogan dhe vuri në dukje gjithashtu rëndësinë e përdorimit efektiv të korridoreve humanitare në Ukrainë.