Presidenti kinez: Konflikti ukrainaso-rus nuk është në interesin e askujt
https://parstoday.ir/sq/news/world-i124122-presidenti_kinez_konflikti_ukrainaso_rus_nuk_është_në_interesin_e_askujt
Konflikti dhe konfrontimi nuk janë në interesin e askujt, i tha presidenti kinez, Xi Jinping homologut amerikan, Joe Biden në një video-telefonatë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 18, 2022 16:23 Europe/Tirane
  • Presidenti kinez: Konflikti ukrainaso-rus nuk është në interesin e askujt

Konflikti dhe konfrontimi nuk janë në interesin e askujt, i tha presidenti kinez, Xi Jinping homologut amerikan, Joe Biden në një video-telefonatë.

“Marrëdhëniet ndërshtetërore nuk mund të shkojnë në fazën e konfrontimit ushtarak. Konflikti dhe konfrontimi nuk janë në interes të askujt. Paqja dhe siguria janë thesaret më të çmuara të komunitetit ndërkombëtar”, tha Xi. I pari i shtetit kinez raportohet t’i ketë thënë presidentit amerikan se kriza në Ukrainë është diçka që ai “nuk donte ta shihte” dhe se ai e çmon “paqen dhe sigurinë”. “Paqja dhe siguria janë thesaret më të çmuara të komunitetit ndërkombëtar”, pohoi presidenti kinez. Ky është diskutimi i tyre i parë prej së ka filluar agresioni rus në shtetin ukrainas, njoftoi Shtëpia e Bardhë. Kjo vjen disa ditë pasi një kabllogram diplomatik i SHBA-së sugjeroi se Kina ka shprehur dëshirën për t’i ofruar Rusisë ndihmën e kërkuar ushtarake dhe financiare si pjesë e luftës së saj kundër Ukrainës. Nuk është ende e qartë nëse Kina synon t’i ofrojë Rusisë atë ndihmë, thanë zyrtarët amerikanë të njohur me inteligjencën për CNN në fillim të kësaj jave.