51 milionë turq jetojnë nën kufirin e varfërisë
(last modified Fri, 18 Mar 2022 18:53:48 GMT )
Mars 18, 2022 19:53 Europe/Tirane
  • 51 milionë turq jetojnë nën kufirin e varfërisë

25 milionë qytetarë turq jetojnë nën kufirin e urisë dhe 51 milionë nga 84 milionë banorët e Turqisë jetojnë nën kufirin e varfërisë.

Të dhënat në Turqi tregojnë se mbyllja e kompanive në këtë vend është rritur në krahasim me vitin e kaluar. Dhoma Turke e Tregtisë dhe Industrisë (TUB) në një raport tha se numri i kompanive të mbyllura në dy muajt e parë të këtij viti është rritur me 4% duke arritur në 1894 kompani. Shumica e kompanive janë mbyllur në zona metropolitane si Ankaraja, Stambolli, Bursa dhe Izmiri. Nga ana tjetër shqetësuese janë edhe kushtet e jetesës së konsumatorëve të këtij vendi. Pjesa më e rëndësishme e prekur nga varfëria është shtresa e mesme dhe e varfër në Turqi e cila ka vështirësi për të plotësuar nevojat e përditshme të familjeve. Sipas ekspertëve, Turqia është një vend me një qeveri të pasur dhe njerëz të varfër, ekonomia e së cilës ka ngecur në një moçal borxhesh prej 450 miliardë dollarësh.

 

Tags