Johnson: Duhet t’i japim fund varësisë nga nafta dhe gazi rus
Kryeministri britanik pohoi në konferencën konservatore se ishte “krenar” për sanksionet e shqiptuara ndaj oligarkëve rusë, duke synuar “jahtet dhe pasuritë e tyre”.
Ai pranoi se kjo ka një “kosto”, por thotë se “kostoja për të mos bërë asgjë do të ishte shumë, shumë më e lartë”. “Ne duhet të ndërmarrim hapat e guximshëm të nevojshëm për t’i dhënë fund varësisë sonë nga nafta dhe gazi i Putinit”, tha kryeministri britanik duke shtuar: “Është koha për të rimarrë kontrollin e furnizimeve tona me energji”. Johnson pretendoi se Vladimir Putin ka nënvlerësuar gatishmërinë e ukrainasve për të mbrojtur atdheun e tyre. “Ai duhej ta dinte përpara se të nisej në këtë sipërmarrje katastrofike dhe çnjerëzore se ata do të luftonin për të mbrojtur atdheun e tyre”, shtoi Johnson.