Luftime të ashpra në Mariupol
https://parstoday.ir/sq/news/world-i124174-luftime_të_ashpra_në_mariupol
Luftime të ashpra po zhvillohen në rrugët e qytetit të rrethuar port të Mariupolit në Ukrainë, por ato, ashtu si dhe raketat ruse që nuk reshtin, janë duke vështirësuar se tepërmi përpjekjet për shpëtimin e njerëzve të bllokuar nën rrënojat e teatrit të bombarduar të mërkurën.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 19, 2022 16:28 Europe/Tirane
  • Luftime të ashpra në Mariupol

Luftime të ashpra po zhvillohen në rrugët e qytetit të rrethuar port të Mariupolit në Ukrainë, por ato, ashtu si dhe raketat ruse që nuk reshtin, janë duke vështirësuar se tepërmi përpjekjet për shpëtimin e njerëzve të bllokuar nën rrënojat e teatrit të bombarduar të mërkurën.

130 civilë janë arritur të nxirren prej andej, dhe fatmirësisht, deri tani në godinën e shkatërruar nuk janë gjetur viktima. Por në anën tjetër, nuk ekipet e ndërhyrjes së shpejtë nuk po arrijnë të nxjerrin më shumë të mbijetuar, ndërkohë që mendohet se në momentin e sulmit, në teatër po strehoheshin mbi 1000 persona, shumica gra e fëmijë. Ndërtesa u bombardua megjithëse ishin vendosur shenja për të treguar se aty gjendeshin civilë, ndër ta edhe fëmijë. Rusia mohon ta ketë goditur teatrin. Ndërkohë, Rusia bombardoi periferitë e Kievit të premten dhe raketat ruse të lëshuara nga Deti i Zi goditën Ukrainën perëndimore, pranë aeroportit të Lvivit, më shumë se tre javë pasi ka filluar lufta e Rusisë ndaj vendit fqinj. Komanda perëndimore e forcave ajrore të Ukrainës tha në Facebook se u interceptuan dy nga gjashtë raketat e lëshuara nga Deti i Zi. Ndërsa sulmi hyn në javën e tij të katërt, forcat ruse nuk kanë arritur të marrin kontrollin e kryeqytetit Kiev, një objektiv kryesor i Kremlinit.