Bisedimet mes delegacionit rus dhe ukrainas vazhdojnë
Bisedimet diplomatike ndërmjet delegacioneve ruse dhe ukrainase kanë zgjatur një orë e gjysmë dhe tani po vazhdojnë në formatin e grupeve të punës.
“Takimi ka zgjatur nga ora 10.30 deri në orën 12:00 me delegacionet zyrtare, më pas kanë ardhur sërish grupet e punës. Sot do punojmë gjithë ditën”, tha anëtari i delegacionit ukrainas David Arakhamia, cituar nga agjencia e lajmeve UNIAN. Këto dy vende janë futur në raundin e ri të bisedimeve, dhe së fundmi kanë filluar të praktikojnë takimet përmes video-linkeve. Sidoqoftë, presidenti Voldymyr Zelensky ka thënë për mediat ukrainase se Ukraina “nuk do t’i përkulet” kurrë ultimatumeve nga Rusia dhe qytete të tilla si Kievi, Mariupoli apo Kharkiv nuk do të pranojnë pushtimin rus. Rusia i kishte caktuar Ukrainës një afat të fundit të mëngjesit të sotëm për t’u dorëzuar në qytetin port të rrethuar të Mariupolit, duke thënë se civilëve dhe luftëtarëve do t’u jepet një kalim i sigurt nga qyteti për sa kohë që ata të dorëzojnë armët. Por Ukraina e injoroi atë ultimatum, duke thënë se dorëzimi nuk ishte një opsion.