Navalny u dënua me nëntë vjet burg
Lideri i opozitës ruse, Alexei Navalny, u dënua me nëntë vjet burg pasi u shpall fajtor për përvetësim parash dhe shpërfillje të gjykatës.
Një gjykatë ruse e shpalli Navalny fajtor për përvetësim të parave, përkatësisht 4.7 milionë dollarë donacione të dhëna për fondacionin e tij tashmë të ndaluar në kuadër të luftës kundër korrupsionit. Në vendimin e dënimit, gjyqtarja Margarita Kotova tha se Navalny kreu “vjedhje të pasurisë nga një grup i organizuar”. Navalny u shpall gjithashtu fajtor për shpërfillje të gjykatës. Mbështetësit dhe kolegët e opozitës ruse pretendojnë se i gjithë rasti ishte i sajuar. Navalny ndodhet tashmë në një koloni penale në lindje të Moskës, ku po vuan dënimin me 2.5 vjet burg, me të cilin ishte dënuar më parë. Navalny u arrestua pasi u kthye nga Berlini, ku u trajtua për disa javë për helmim, për të Perëndimi cilin akuzon Kremlinin.