Vdes ish-sekretarja e shtetit të Shteteve të Bashkuara, Madeleine Albright
(last modified Thu, 24 Mar 2022 06:08:18 GMT )
Mars 24, 2022 07:08 Europe/Tirane
  • Vdes ish-sekretarja e shtetit të Shteteve të Bashkuara, Madeleine Albright

Madeleine Albright, ish-sekretarja e shtetit të Shteteve të Bashkuara Ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare.

CNN raporton se Madeleine Albright, ishte e para femër Sekretare e Shtetit e SHBA-së që ndihmoi në drejtimin e politikës së jashtme perëndimore pas Luftës së Ftohtë. Albright ishte një figurë kyçe në administratën e ish-presidentit amerikan Bill Clinton, e cola fillimisht shërbeu si ambasador i SHBA në Kombet e Bashkuara dhe më vonë shërbeu si diplomat i lartë gjatë mandatit të tij të dytë. Ajo mbështeti zgjerimin e NATO-s. E lindur në Pragë, ajo në moshën 6-vjeçare emigroi në Shtetet e Bashkuara. Albright Madeleine, e cila zyrtarisht e pranoi rolin e vendit të saj në grushtin e shtetit në Iran, refuzoi të kërkonte falje zyrtare. Ajo ishte ndër ata që udhëhoqën koalicionin ushtarak për të luftuar në Ballkan për të kundërshtuar gjenocidin ndaj myslimanëve boshnjakë nga serbët. Në një artikull që i shkroi Neë York Times muajin e kaluar pak para pushtimit rus të Ukrainës, ajo tha se nëse presidenti rus Vladimir Putin do të urdhëronte luftën, ai do të bënte një gabim historik.

Tags